Moti i keq në vend, Peleshi: Strukturat e Mbrojtjes Civile në terren


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se strukturat e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë punonjësve vendorë, veçanërisht në bashkitë ku reshjet e dendura të shiut, të rëna me intensitet të lartë në orët e fundit, kanë shkaktuar probleme.
Ministri u shpreh se, puna po vijon në Tiranë e Durrës, ndërsa po mbahet nën monitorim niveli i lumenjve Lana, Erzen e Ishëm.