Moti i keq/ Bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës

Prej 24 orësh moti i keq ka pushtuar disa nga zonat e vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës duke sjellë problematika në disa akse rrugore. Në Rrugën e Arbrit, bypassi i Murrizit vijon të jetë i bllokuar.

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, shumë njësi administrative janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalanë e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.

Nga ana tjetër në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë si dhe në disa zona të thella është ndërprerë procesi mësimor.