Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, 5 Mars 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti  parashikohet me alternime vranësirash deri në të dendura dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike më të përqendruara këto në pjesën bregdetare. Reshje bore të dobëta në juglindje. Prani të mjegullës kryesisht në pjesën verilindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1 – 8m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtesi 1 – 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/18 Re diell /shi
Kukës 6/11 Re diell /shi
Lezhë 6/17 Re diell /shi
Dibër 4/9 Re diell /shi
Durrës 6/16 Re diell /shi
Tiranë 7/17 Re diell /shi
Elbasan 6/15 Re diell /shi
Berat 5/15 Re diell /shi
Vlorë 6/15 Re diell /shi
Korcë 4/10 Re diell /shi
Gjirokastër 4/13 Re diell /shi
Sarandë 8/15 Re diell /shi