Mot i keq në Durrës, shpëtohen 4 fëmijë të bllokuar në fugonin e shkollës

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se 4 fëmijë janë shpëtuar nga një fugon shkolle, ku ishin bllokuar për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin. Situata është më problematike në Durrës, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi.

Ministria ka theksuar se të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile janë angazhuar intensivisht për monitorimin dhe përpjekjet për të rikthyer normalitetin në zonat më të prekura. Fokusimi kryesor është në Bashkinë Durrës, ku po ndërmerren masa për të adresuar pasojat e motit të keq.