“Mosekzistoftë emri im nëse…”, Jozi reagon pas përjashtimit nga BBV: Milin e kam si vëllain tim, jam 100% burrë

Pas përjashtimit nga Big Brother VIP 4, Jozefin Marku ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për komentet dhe aludimet mbi orientimin e tij seksual. Në studio, Jozi hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke theksuar se është “100% burrë” dhe se deklaratat e Bernardit kanë qenë të pavërteta dhe të pavenda.

Jozi sqaroi edhe lidhjen e tij me një mik të afërt, Emiljanon (Milin), për të cilin kishte qarkulluar një foto që shkaktoi aludime në rrjetet sociale.
“Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllain tim të vogël. Ai është një djalë shumë i mirë dhe i respektuar. Njihemi që nga koha e studimeve, kur pinim kafe te lokali i familjes së tij,” tha Jozi.

Duke iu referuar aludimeve, Jozi shtoi se deklaratat e Bernardit për orientimin e tij seksual ishin të pavërteta.

“Bernardi ka gabuar. Zoti ka krijuar femrën si krijesën më të shenjtë. Jozi është burrë 100%. Mosekzistoftë emri im për këto akuza,” u shpreh ai, duke e përmbyllur me një mesazh për të gjithë miqtë dhe ata që e njohin mirë.

Në fund, Jozi përshëndeti familjen e Emiljanos dhe falënderoi ata që i qëndrojnë pranë në këtë situatë, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është thjesht “vëllazërore dhe familjare”.