Mosbindje civile apo mosmarrëveshje? Opozita sërish në protestë, përkon me ndeshjen e kombëtares shqiptare


Kryetarët e degëve të PD-së janë lajmëruar se ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17:00.

Partia Demokratike do të protestojë përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, që opozita e quan anti-qytetare.

Madje në njoftimin e kryetarëve të degëve në gjithë vendit është kërkuar edhe konfirmimi i pjesëmarrjes në këtë tubim, që korrespondon vetëm pak orë para ndeshjes së kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës.

Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.