Mosbindja civile/ I vihet zjarri gomave edhe në Tiranë, çfarë po ndodh tek ish-sheshi Shqiponja

Pas disa minutash tensioni mes deputetëve të PD-së dhe forcave të rendit te ish-sheshi Shqiponja, atje ku prej orës 17:00 po protestohet në kuadër të mosbindjes civile, duke bllokuar akset rrugore në 6 pika kryesore në të gjithë vendin, i është vënë flaka disa gomave. Gjithashtu edhe një kazan mbeturinash ka marrë flakë.

Nga protestuesit i është vënë zjarri 3-4 gomave, një akt i ngjashëm ky me protestat e përjavshme që zhvillohen para Bashkisë së Tiranës.