“Mos u plaksh kurrë”, Rama batutë me qytetarin në Kukës: Për mosplakje kemi vetëm Pandin

U shoqërua me batuta takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të qytetit.  

Një nga banorët i uroi kreut të qeverisë “mos u plaksh kurrë”. Këtë urim Rama e ktheu në batutë duke thënë “për mosplakje kemi vetëm Pandin”. 

Në hapjen e urës ishin zv.Kryeministrja dhe njëherazi Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku dhe Pandeli Majko. 

Pjesë nga biseda: 

Majko: Është ngjarje shumë e madhe 

Qytetari: Mos u plaksh kurrë. 

Rama: Jo mor burrë jo, për mosplakje kemi vetëm Pandin. Ne të tjerët ndryshojmë. Është plakur që i vogël ky edhe tani..