“Mos u kruani me patronazhistët, janë hakmarrës!” – Rama paralajmëron: Janë inatçinj, jo si unë, merrini seriozisht!

Banner

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh lidhur me rolin e patronazhistëve në fushatat zgjedhore, duke i përshkruar si “hakmarrës të mëdhenj” dhe “inatçinj që nuk janë si unë”.

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, Rama paralajmëroi kundërshtarët që të mos i nënvlerësojnë patronazhistët, pasi sipas tij, ata janë të pamëshirshëm kur dikush përpiqet të sfidojë përkushtimin e tyre politik.

“Mos u kruani me patronazhistët, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë,” u shpreh ai me tone serioze, por edhe me një notë humori.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë dhe se janë një forcë organizative që meriton vëmendje të plotë.

“Patronazhistët e dinë më mirë se sa unë si vete kjo punë… Ju i nënvlerësoni shumë. Ju kam thënë: mos u kruani kot me ta. Merrini seriozisht,” përfundoi ai.