“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”, revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar

Jemi në dy muajt e fundit të 2024-ës dhe revista amerikane “YardBarker” nxiton të rekomandojë plot 20 destinacione, më të mirat në Europë për t’u vizituar sezonin veror të vitit të ardhshëm e mes tyre gjendet edhe Shqipëria që ka shumë për t’iu ofruar vizitorëve të interesuar.

Nëse ende nuk keni filluar, tani është koha ideale për të planifikuar udhëtimin tuaj në Europë për verën 2025! Por është e kuptueshme nëse nuk jeni të sigurt se ku të shkoni, veçanërisht nëse kërkoni që të shmangni turmat e turistëve.

Vende si Santorini, Côte d’Azur dhe Spanja jugore pushtohen nga turistët çdo vit. Për fat të mirë, ne kemi hulumtuar dhe përzgjedhur 20 destinacione në Europë ku nuk do të rrethoheni nga fluksi i vizitorëve.

Vlorë, Shqipëri
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore çdo vit, veçanërisht në jug të vendit, aty ku dhe ndodhet bregdeti i saj mahnitës, në rast se doni që të shmangni turmat e turistëve në Sarandë e në zonën përreth.

Ksamil, Shqipëri
Në zemër të asaj që njihet si “Riviera Shqiptare”, Ksamili është fqinji i qetë i Sarandës. Ujërat e kaltër, akomodimi buxhetor, ushqimet e detit të klasit botëror, si dhe njerëzit më miqësorë në Ballkan, ju presin atje! Ksamili ofron shumë bare plazhi e lokale për të shijuar ditën tuaj në plazh.

“Yardbarker” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet më të mira europiane për të planifikuar një udhëtim në verën e vitit 2025. Mes rekomandimeve në rajon janë edhe Mali i Zi, Kroacia e Bosnjë Hercegovina. Po ashtu janë Italia e Greqia, fqinje të vendit tonë:

1-Vlorë, Shqipëri
2-Ksamil, Shqipëri
3-Brittany, Francë
4-Sardenja, Itali
5-Zadar, Kroaci
6-Herceg Novi, Mali i Zi
7-La Rochelle, Francë
8-Korçula, Kroaci
9-Budva, Mali i Zi
10-Plazhi Whiterocks, Irlandë
11-Neum, Bosnjë-Hercegovinë
12-Assos, Turqi
13-Jurmala, Letoni
14-Stadlandet, Norvegji
15-Ishulli Davaar, Skoci
16-Gotska Sandön, Suedi
17-Algarve, Portugali
18-Malta
19-Fjordet Perëndimore, Islandë
29-Milos, Greqi