“Mos m’u lut fare, ik”/ Përplasje mes Eglit dhe Xumit: Je motra e dikujt…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë munguar tensionet dhe debatet, dhe një ndër përplasjet më të fundit ka ndodhur mes Eglit dhe Xumit. Ky i fundit, i cili që prej ditës së parë ka shfaqur hapur pëlqimin për Eglin, ka debatuar me të pas një situate që lidhej me ndjeshmërinë e tij ndaj një komenti të saj. Egli, nga ana tjetër, i ka bërë të qartë se nuk ka ndjenja për të dhe se nuk dëshiron asnjë ndërhyrje nga ai në debatet e saj me banorët e tjerë.

Pjesë nga debati i ashpër mes tyre:

Xumi: Të përmendësh bukën mua nuk më duket e drejtë.

Egli: Lërë bukën, bukën mund ta përdor dhe unë. Më hëngrën bukën me vezë të Danjelës. Ma hëngrën. Të iki të bëj skandal unë se më hëngrën bukën me vezë? Ju bëftë mirë. Është bukë, ik e bëj bukë vetë.

Xumi: Unë aty e ndjeva që nuk ishte e drejtë edhe hyra.

Egli: Jo mo, e thotë ai që bëri skandal për bukën. Unë nuk e bëj personalisht. Kush do ta bëjë, le ta bëjë.

Xumi: Mua nuk më erdhi mirë.

Egli: U hëng buka ime para 10 minutash. Ta ngre problem unë këtë, a je më terezi?

Xumi: Unë jam sa më larg.

Egli: Shyqyr që e ke kuptuar. Më vjen mirë për këtë. Unë nuk kam nevojë këtu t’ua mbaj ndjenjat të karikuara njerëzve që të luaj. Po të ishte për të luajtur, do luaja që në fillim.

Xumi: As unë nuk kam ardhur të luaj me ndjenjat e askujt, sidomos me ty, se je goca e dikujt, je motra e dikujt.

Egli: Nuk luan dot, edhe nëse luan, tregon veten. Mos m’u lut fare. Ik.

Xumi ka bërë disa përpjekje për të qenë më afër Eglit, duke shprehur hapur pëlqimin për të. Por Egli ka qenë shumë e qartë që nga fillimi i lojës, duke theksuar se për të, marrëdhënia me Xumin është thjesht miqësore dhe nuk ka ndjenja romantike.