“Mos më prek se eksitohem”, debat i fortë mes Murrizit dhe avokates: Nuk kam ardhur si guak këtu
Një debat i fortë ka ndodhur në studion e 360 Gradë në Abc Neës, mes ish-deputetit Myslym Murrizi dhe avokates Enida Bozheku.
Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë blerë diplomën për shkollën e drejtësisë, teksa debati ka shkuar deri në prekje me duar.
“Po bën prokuror, avokat e gjyqtar në këto momente”, dëgjohet të thotë avokatja.
“Ka rob që mendojnë se i dinë të gjitha dhe në Amerikë, unë nuk kam ardhur si guak këtu”, përgjigjet Murrizi.
“Po mbase i dimë se kemi lexuar më tepër dhe kuptojmë më shumë”, i kthehet avokatja.
Pjesë nga debati:
Murrizi: Je shumë e vogël,s’ke lexuar më shumë se unë ti.
Avokatja: Atë shumë e vogël, shumë e madhe vëlla, se the diplomën e kam si shumë të tjerë, kështu që te juridiku mos u fut.
Murrizi: Unë kam mbaruar 99-2004 juridikun në shtet.
Avokatja: Besoj e ke blerë, në atë kohë ishte pazar i madh.
Murrizi: Ti mund ta kesh blerë në itali, jo unë.
Avokatja: Ik blije në Sapienza të Romës ti.
Debati ka vijuar edhe më tej, teksa Murrizi i ka kërkuar avokates të mos e prek, pasi eksitohet.
“Mos më kap me dorë se eksitohem të thashë, shejtan!”, thotë ai.
Ndërkohë, Bozheku i kthehet duke i thënë se duhe t’i vijë turp që ofendon një grua.