Mori paratë nga pika e exchange për t’i dërguar në bankë, zbulohet shuma e majme që iu grabit taksistit

Dy persona me motor dhe skafandra, të cilat e bëjnë të pamundur identifikimin e tyre deri tani, grabitën një takstit i cili pretendon se po transportonte më shumë 200 mijë euro nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer xhamin kur paratë ishin në një çantë.

Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi. Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchange dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen. Po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.

Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve shumë të afërt.