Mori me forcë të renë në Astir, arrestohet 29-vjeçari, në makinë mbante kokainë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit, ku një 29-vjeçar ka marrë me forcë një vajzë të re, duke i mohuar lirinë për disa orë dhe e ka kanosur për motive të dobëta.

Sipas policisë gjatë kontrollit shtetasit J. Sh., 29 vjeç, iu është gjetur një sasi kokaine që është sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale në ngarkim të të dyshuarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.