Mori mandatin e deputetes, Kleana Xhuveli: Kur të fitojmë betejën ligjore, do e kthej tek i zoti
Kleana Xhuveli në një prononcim për mediat pas marrjes së mandatit, theksoi se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.
Ajo premtoi se do të përfaqësojë me dinjitet mandatin e shqiptarëve që votuan koalicionin, ndërsa theksoi se “në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”.
“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” deklaroi Kleana Xhuveli.
View this post on Instagram