Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesën e çuditshme gazetares: A mund të më gjeni…?

Programi “On your side” në kanalin amerikan ABC 7 ishte duke ndjekur një akt bamirësie në stacionin kryesor të trenave në Nju Jork ku disa të pastrehëve po iu shpërndaheshin çanta shpine me dhurata.

Secila çantë kishte një shënim të shkruar me shkrim dore nga një fëmijë. Njërën prej këtyre çantave të shkruar nga Ella e mori këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ishte edhe pjesë e kronikës së televizionit amerikan.

Gazetarja Nina Pineda, e cila bëri kronikën, teksa po fliste në studio e kanalit ABC7 pas jehonës që iu bë këngëtares së famshme shqiptare, tregoi edhe kërkesën që vetë Parashqevia i kishte bërë gazetares.