Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sulmin në një shkollë të krishtere në SHBA.
Autorja një 15-vjeçare, e identifikuar si Natalie Rupnow mori armën dhe hapi zjarr në shkollë, duke vrarë dy persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.
Shefi i policisë së Madisonit, Shon Barnes, tha se motivi i të shtënave duket të ketë qenë një “kombinim faktorësh”, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje“Disa kanë pyetur nëse njerëzit ishin në shënjestër konkretisht. Të gjithë ishin në shënjestër të këtij incidenti dhe të gjithë u vunë në rrezik të barabartë. Ne gjithashtu duam të shohim nëse prindërit mund të kenë qenë neglizhues. Dhe kjo është një pyetje që ne do të duhet t’i përgjigjemi zyrës së prokurorit tonë të qarkut. Por në këtë kohë, kjo nuk duket të jetë rasti”, tha ai.
Policia e Madison po punon gjithashtu me Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve për të gjetur origjinën e armës.
Autorja humbi jetën nga plagë të vetëshkaktuara me armë dhe u shpall e vdekur rrugës për në spital.
Hetuesit po shqyrtojnë postimet në internet dhe një manifestim të mundshëm që mund të lidhet me sulmuesin.
Tragjedia shënon të shtënat e 83-të në shkollë në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë vit, duke tejkaluar vitin 2023 për numrin më të madh të të shtënave në shkolla në një vit.