Morën donacione të paligjshme, KQZ dënon 15 kandidatë nga zgjedhjet e 14 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dënuar plot 15 kandidatë të zgjedhjeve të 14 majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se këta kandidatë janë gjobitur për shkak se kanë marrë donacione jashtë rregullave të vendosura nga ky institucion. Sipas vendimit të KQZ-së, çdo donacion duhet të kalonte nga një llogari bankare por duket se këta kandidatë e kanë ‘harruar’ këtë rregull. Gjithashtu, ai shtoi se paratë e marra duhet ti kthehen KQZ-së.

LISTA ME TË DËNUARIT:

Kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani me 206 mijë lekë

Kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë

Kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë

Kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë

Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë

Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë

Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë

Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë

Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë

Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë

Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë

Igli Carën 368 mijë lekë

Lefter Maliqin 170 mijë lekë

Luçiano Boçin 72 mijë lekë

Pjerin Ndreun 720 mijë lekë

Gjobitjes nga KQZ nuk i kanë shpëtuar as dy partitë politikë ku Partia Socialiste u dënua me 300 mijë lekë, ndërsa Partia Demokratike me 200 mijë lekë.