Montonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Lezhë/Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “New Start”.

Montonte mina me telekomandë (me lëndë plasëse C4), për t’ua shitur grupeve kriminale, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit.

 

3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.