Monika Kryemadhi sërish në GJKKO, deputetja e PL-së duke çaluar dhe me bastun në dorë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish sot në ambientet e GJKKO, ashtu si edhe ditën e djeshme ajo është shfaqur me një bastun në dorë.
Diten e djeshme, deputetja e Partise se Lirise ishte në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.
“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.
Monika Kryemadhi ironizoi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.
“5 minuta para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në derën e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestros. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, e përfituar në mënyrë të ligjshme, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë me qira ku do të vendosim kontejnerin”
Po ashtu Kryemadhi dje tregoi edhe arsyen pse ishte me bastun, pasi sipas saj kishte demtuar gjurin gjate palestres.