Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët: Ato videot…
Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Para se të hynte në ambientet e SPAK-ut, ajo u ndal për pak çaste me gazetarët, duke bërë një batutë: “Ato videot i qani”.
Kryemadhi ndodhet nën hetim për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, në kuadër të dosjes CEZ-DIA dhe lobimit të LSI-së në SHBA. Ndaj saj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Në të njëjtën dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”. Meta dhe Kryemadhi ndodhen gjithashtu në proces divorci.