Monika Kryemadhi nga SPAK: S’më intereson më çfarë thotë Meta, kam qenë në Beverly Hills dhe Las Vegas, por kartat…
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas daljes nga ambientet e SPAK, ku është pyetur lidhur me përdorimin e kartave bankare të kushëririt të saj, biznesmenit Adrian Shatku.
Ajo ka mohuar çdo përfshirje në veprime të paligjshme dhe ka deklaruar se tashmë ka kërkuar të dhëna zyrtare nga banka në SHBA, për të sqaruar shpenzimet e bëra gjatë udhëtimeve të saj në Shtetet e Bashkuara.
“Kam qenë në Beverly Hills, në Los Angeles dhe Las Vegas, por të gjitha shpenzimet i kam të dokumentuara. Kam kërkuar nga banka të më dërgojë çdo informacion përkatës”, u shpreh Kryemadhi për gazetarët.
E pyetur për raportin me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ajo u përgjigj prerë:
“Nuk më intereson më çfarë mendon, thotë apo bën Ilir Meta. Informohet vetëm për gjërat që i interesojnë atij dhe grupit që i rri afër.”