Momenti kur “plas grushti” në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt
Një incident i paprecedent ka ndodhur në ceremoninë mortore të Mentor Palokaj, vëllait të reperit të njohur Unikkatil.
Sipas raportimeve, teksa njerëzit po shpërndaheshin djali i Unikkatilit, Roni është përfshirë në një konflikt fizik me një pjesëmarrës në varrim.
Përplasja mes tyre u përshkallëzua shpejt, duke bërë që të pranishmit të ndërhynin për t’i ndarë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e tensionit, ndërsa të afërm dhe miq të familjes ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Motivet që çuan në këtë incident ende nuk dihen, por ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përplasja e ndodhur në një moment kaq delikat ka sjellë vëmendje të shtuar mbi ngjarjen, ndërsa pritet një reagim nga familja për të sqaruar rrethanat e incidentit.
View this post on Instagram