Momenti kur i shumëkërkuari Marklen Haka dërgohet në Policinë e Tiranës

Ky është momenti kur Marklen Haka dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 33-vjeçari u kap këtë premte në Nikël. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrës në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Siç bëri me dije më herët ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Marklen Haka u kap pas një operacioni të forcave speciale RENEA. Ai ishte i armatosur në momentin e arrestimit, ndërkohë që janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Marklen Haka dyshohej se fshihej në Dubai. E paqartë mbetet se si mund të ketë kaluar kufirin.

33-vjeçari i ka shpëtuar dy atentateve. Në vitin 2022 ai u qëllua me një plumb në nofull. Në 2019, i shpëtoi një atentati në derën e shtëpisë, por si pasojë e të shtënave humbi jetën halla e tij.

Po në vitin 2022 ai ishte ndaluar nga policia sepse u kap me pistoletë, por arresti zgjati shumë pak dhe u lirua nga gjykata. I skeduar si pjesë e grupeve kriminale në Nikël, ai në 2011-n ka qenë i arrestuar si i dyshuar edhe për një vrasje në ish-Bllok, por fitoi lirinë për mungesë të provave.

Check Also

Erdogan dënon nga Tirana sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *