Momente paniku/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës në Tiranë

Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia pasi i jepte makinës nën efektin e drogës. I riu R.M., humbi kontrollin e ‘Audit’ të tij dhe doli nga karrexhata duke përfunduar në oborrin e një banese private.

Ai manifestoi sjellje të dyshimta përpara punonjësve të policisë dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC si dhe në gjendje të dehur, sipas policisë.

‘Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.