Një aeroplan i vogël me dy persona në bord, ka bërë ulje emergjente në një aeroport në Sydney të Australisë. Gjatë uljes, mjeti i fluturimit për pak sa nuk është përplasur me objektin e aeroportit.
Pamjet nga ajri shfaqin aeroplanin Cessna duke fluturuar pak centimetra mbi pemë dhe shtëpi teksa “rrëshqiti në pistën e aeroportit Bankstoën.
Videoja është realizuar nga një helikopter, që filmoi momentin dramatik, i cili për fat të mirë nuk pati pasoja. Autoritetet australiane kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident, për të përcaktuar shkakun që detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ