Moment i sikletshëm në Londër! Brigitte shmang dorën e Macron kur zbret nga avioni

Një episod i ri i tensionuar mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte, është kapur nga kamerat gjatë mbërritjes së tyre në Londër. Presidenti i ofroi dorën bashkëshortes për ta ndihmuar të zbriste nga avioni, por ajo e shmangu këtë gjest.

Pak minuta më pas, çifti u pa në makinë me një atmosferë të ftohtë, teksa Brigitte dukej e përqendruar në telefonin e saj, duke shmangur kontaktin me Macronin.

Ky incident vjen pas një momenti tjetër të tensionuar në maj, kur Brigitte u kap duke i shtyrë fytyrën Emmanuel Macronit në Vietnam, gjest që presidenti e quajti “lojë”, por që nxiti debat të gjerë në Francë.