Mokra n’Fest/Festa më e madhe që bën bashkë mokrarët duke nxjerrë në pah traditat dhe kulturën

Mokra n’Fest edicioni V

Festa më e madhe që bën bashkë mokrarët duke nxjerrë në pah traditat, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare. Në 23-24 Gusht në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi, zonën me monumente natyre dhe kulture ku potenciali turistik premton një të ardhme edhe më të bukur. Bashkohuni me mokrarët, për valle dhe dolli siç vetëm ata dinë të festojnë.

Ushqime tradicionale, vallet karakteristike, lakrori me dy petë, kulaçi dhe dollitë e rakisë kanë zbukuruar festën e cila ka bërë bashkë me qindra banorë të zonës.Mokra n’fest synon promovimin e kësaj zone. Artistë, banorë të zonës, por edhe turistë të shumtë vendas e të huaj kanë festuar në vitet e kaluara me dollinë me 101 shëndete në Mokrën e mbretërve.