Mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi në spital, fshati pa energji

Aksident në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Konjat, duke rrëzikuar jetën.

Automjeti theu shtyllën e tensionit të mesëm, teksa drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes. Ai gjendet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i shpejtësisë së lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës.

Sipas të dhënave paraprake dalja nga rruga ka ndodhur për shkak të shpejtësisë përtej limiteve të lejuara.