Mjeti merr flakë në ecje e sipër në aksin Fier-Patos

Një automjet me dy persona në bord ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur Portez, në aksin Fier-Patos.

Sapo kanë vrejtur tymin, drejtuesi dhe pasagjeri kanë braktisur mjetin për t’i shpëtuar flakëve.

Në vendgjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe policia. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në Urgjencën e Fierit.