Mjekët që janë pjesë e ekipit që ka marrë përsipër trajtimin e Papa Françeskut në spitalin Agostino Gemelli në Romë, duke folur për gazetarët, theksuan se ka “dy rrugë të mundshme” dhe se të gjithë, natyrisht, shpresojnë që Papa do të jetë në gjendje ta kapërcejë këtë fazë të vështirë.
“Papa e di se është në rrezik. Zhvillimi negativ mund të ndodhë nëse mikrobet që gjenden në mushkëri hyjnë në qarkullimin e gjakut. Në këtë rast konkret mund të ndodhë sepsë, e cila në këtë fazë nuk ekziston. Për këtë arsye ne e mbajmë në nivele të ulëta trajtimin me kortizon”, shpjegoi një nga mjekët kurues, Sergio Alfieri.
Në këtë fazë, mjekimi që po merr Papa e ka shkaktuar përkohësisht diabetin”. “Trajtimi përmban shumë medikamente dhe – qoftë edhe në një përqindje të vogël – po përpiqemi t’i reduktojmë”, shtoi Alfieri.