Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Biseda mes dy liderëve zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua 6 ditë pasi republikani Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.
Sipas burimeve qeveritare, gjatë bisedës telefonike, kryeministri grek nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik greko-amerikan për stabilitetin dhe sigurinë mes dy vendeve. Më tej Mitsotakis theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe me interes rajonal dhe ndërkombëtar.
Sakaq zbulohet se Mitsotakis i bëri ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ