Mitropoliti i Korçës Joani zgjidhet Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka zgjedhur Hirësinë Joani si Kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas.

Vendimi u mor gjatë një sinodi të jashtëzakonshëm, ku peshkopët dhe klerikët më të lartë të Kishës Ortodokse shqyrtuan kandidaturat dhe vendosën me shumicë votash për Hirësinë Joani, i cili gëzon një reputacion të lartë brenda komunitetit ortodoks dhe përtej tij.

Hirësi Joani ka shërbyer për shumë vite në strukturat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke mbajtur pozicione kyçe në administrimin dhe drejtimin shpirtëror të kishës. Ai është i njohur për devotshmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj besimit, si dhe për marrëdhëniet e tij të ngushta me besimtarët dhe klerin ortodoks.

Burime per Replika.al bëjnë me dijë se në fjalën e tij të parë si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë para Sinodit të Shenjtë Hirësi Joani theksoi rëndësinë e unitetit dhe të bashkëpunimit brenda komunitetit ortodoks:

“Ky është një moment historik për Kishën tonë. Do të punoj me përkushtim për të ruajtur harmoninë dhe për të forcuar lidhjet shpirtërore mes besimtarëve. Besimi dhe dashuria për Zotin do të jenë udhërrëfyesit tanë në këtë rrugëtim të ri.”

Procesi i zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri erdhi pas dorëheqjes së Hirësisë Anastas, i cili ka udhëhequr Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se tre dekada, duke luajtur një rol kyç në rindërtimin dhe konsolidimin e kishës pas periudhës së komunizmit.

Njeriu që dikur në familje i përkiste besimi islam sot është drejtuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare