Mitingu përmbyllës i PD në Tiranë, Berisha shoqërohet nga këshilltari amerikan Chris LaCivita

Partia Demokratike ka nisur takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet vendore në Tiranë, në kuadër të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Kryedemokrati Sali Berisha mbërriti në këtë aktivitet i shoqëruar nga këshilltari amerikan Chris LaCivita, i njohur për përvojën e tij në strategjitë elektorale në SHBA.

Takimi ka nisur me Himnin Kombëtar, ndërsa disa nga kandidatët demokratë kanë marrë fjalën për të përcjellë mesazhet e tyre para mbështetësve të mbledhur.