Misteri i vrasjes së shqiptarit/ Plumba në fytyrë dhe në trup, si u ekzekutua brenda mjetit 37-vjeçari në Itali
Dy të shtëna në fytyrë dhe tre në trup i morën jetën 37-vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj në oborrin e banesës së tij në Oratoio, ku viktima jetonte së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre të mitur. Dyshohet se autori ishte fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë dhe i ka bërë pritë 37-vjeçarit, duke pritur deri në momentin që ai ka mbërritur në oborr me furgonin e tij.
Nga hetimet, rezulton se vrasësi iu është afruar tek xhami i mjetit Beni Arshiaj, i cili punonte si murator dhe kopshtar në Itali, dhe e ka qëlluar për vdekje.37-vjeçari nuk ka pasur kohë të reagonte, përveçse të tentonte të largohej në sedijen e pasagjerit, por përpjekja ishte e kotë.
Ndërkohë ende nuk dihen motivet e krimit dhe policia italiane po heton të gjithë pistat, nga përfshirja në trafikun e drogës, tek prostitucioni dhe gjakmarrja sipas Kanunit. Ndaj, e shkuara e familjarëve të tij po hetohet nga policia. Sipas miqve dhe të afërmeve të tij, viktima ishte një njeri shumë i mirë, punëtor dhe se nuk kishte probleme me askënd.
Gjithashtu rezulton nuk është kryer asnjë krim as nga viktima dhe as nga familja e tij. Ndërsa autoritetet italiane po bashkëpunojnë me ato shqiptare për zbardhjen e krimit të rëndë. Ndërkohë mjeti i dyshuar i përdorur nga varësit është gjetur në Ospedaletto dhe rezulton i vjedhur në fillim të shtatorit. Përballë hyrjes së shtëpisë së 37-vjeçarit ndodhet një godinë me kamerë të vendosur në katin përdhes. Por, pronari ka vënë re një detaj për të cilin policia po heton.
Shqiptari kishte 4-5 vjet që jetonte në këtë zonë. Bashkëshortja e tij Inxhi Hysaj, të cilën të gjithë e thërrasin Ina, u mor në pyetje nga policia mëngjesin e djeshëm. Pasi doli nga komisariat, u drejtua për në shtëpinë e një kushëriri ku kishte lënë fëmijët. Më pas, Ina Hysaj u kthye në shtëpi e shoqëruar nga një grup të afërmsh, përfshirë vëllain e saj Doriani, i cili erdhi në Oratoio nga Gjermania ku ai jeton, shteti ku Ina dhe Beni u takuan.