Misteri i vdekjes së dy ukrainaseve, dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti eskortash


Yeva Vorona, shoqja e dy ukrainaseve Antonina Kosachenko dhe Anastasia Lopukohova, që u gjetën të vdekura në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë është pyetur në komisariatin numër 6 përmes një videokonference.

Mësohet se agjentët e antitrafikut po kryejnë hetime për veprimtarinë e tre të rejave në Tiranë mbasi ka dyshime se vajzat janë pjesë e një rrjeti eskortash në Shqipëri.

Për Yeva Vorona, është njoftuar babai i saj që jeton në Malin e Zi vend ku tre të rejat janë njohur dhe ku ndërkohë “ e mbijetuara” i ftoi dy ukrainaset në Shqipëri ku dhe kishte marrë një banesë me qira.

Gazetarja raporton se dy viktimat kishin hyrë në Shqipëri në fund të muajit prill dhe dy telefonat e tyre janë përcjellë për këqyrje në policinë shkencore.

Trupat e dy të rejave vijojnë të mbahen në morg dhe nuk është interesuar askush për t’i marrë.

Yeva Vorona, është njoftuar babai i saj që jeton në Malin e Zi vend ku tre të rejat janë njohur dhe ku ndërkohë “ e mbijetuara” i ftoi dy ukrainaset në Shqipëri ku dhe kishte marrë një banesë me qira.

Dy viktimat kishin hyrë në Shqipëri në fund të muajit prill dhe dy telefonat e tyre janë përcjellë për këqyrje në policinë shkencore.

Trupat e dy të rejave vijojnë të mbahen në morg dhe nuk është interesuar askush për t’i marrë.