Vllaznia po bën mirë në këtë sezon të Superligës, për të qënë pretendent kryesor për titullin kampion. Baza e skuadrës mbetet prodhimi vendas, me akademinë që ka dhuruar prej kohësh magjistarë të topit. Por duket se talenti më i madh nuk ka zbritur ende në fushë, të paktën atë të blertën.
Shako i komentit do e prezantonte me fjalët “Mbani frymën miq! Ky është talenti më i madh, ai që do e kishin zili Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, ai dhe i vetmi, Benet Beci! Kreu i Bashkisë së kryeqendrës së Veriut po driblon këdo që i del përpara.
Prej kohësh tashmë nën hetim nga SPAK, Beci po dhuron spektakël, duke shkelur me të dy këmbët parimin transparencë me qytetarët, jo vetëm të Shkodrës por edhe ne të tjerëve që këtë qytet e zgjedhim për t’i shijuar bukuritë natyrore.
Gjatë hetimeve për Evis Berberin, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e ish-kreut të ARRSH-së dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes, që u zbërthyen më pas nga hetuesit e BKH-së.
Teksa ajo ishte zyrtare e lartë e Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare, në celularin e saj janë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, atëkohë drejtues i Korporatës, që lidheshin me disa kontrata për shitblerjen e energjisë. Akuza të cilat Beci jo vetëm i ka mohuar, por nuk ka kursyer ironitë. Si një futbollist i mbetur në tentativë në fushën e lojës, ai ka zgjedhur të driblojë qytetarët. Kujt i fshihet Beci me këtë veprim?
Drejtësisë? Ju si shkodran i vjetër do thuash se me ken shkodran tana i ban …