Mister në Kamenicë, 54-vjeçari humb kontaktet me familjen! Dyshohet se është vetëvrarë në rezervuar

Prej së dielës, 54-vjeçari Valmir Lame ka humbur kontaktet me familjarët e tij në fshatin Kamenicë të Korçës, duke ngritur shqetësim mes të afërmve dhe banorëve të zonës.

Për disa ditë me radhë, familjarët dhe banorët kanë kërkuar kudo për të, por pa rezultat. Në këto kushte, ata kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve të forcave RENEA, pasi dyshojnë se ai mund të jetë vetëvrarë duke u hedhur në rezervuarin e fshatit, i cili ndodhet pranë stanit të bagëtive të familjes së tij.

Vëllai i tij, Dashnor Lame, ka treguar se Valmiri prej kohësh kishte probleme me shëndetin mendor, por nuk ishte larguar më parë nga banesa dhe merrej kryesisht me blegtori.

Ndërkohë, forcat polumbare kanë mbërritur në rezervuarin e Kamenicës dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 54-vjeçarit.