“Mister” ekzekutimi i Irakli Davellës! Dy pista hetimi, i plagosuri Lulo pa precedent penal në gjendje kritike për jetën

“Llogari të hapura” nga e kaluara që nuk janë mbyllur asnjëherë apo të panjohura të paligjshme nga aktiviteti vitet e fundit?

Këto janë pistat që po heton policia greke rreth atentatit ku humbi jetën 47-vjeçari Irakli Davella.

Prej mesditës së djeshme në Drejtorinë e Përgjithshme kanë mbërritur informacione të ndryshme për viktimën, të cilat po kontrollohen dhe vlerësohen.

Njëkohësisht vijojnë hetimet për gjetjen e makinës së vjedhur të përdorur nga autorët, por edhe këto të fundit që përdoren automjetin tip Ford në ekzekutim, teksa nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë, 44-vjeçari që ndodheh  me viktimën, Edi Lulo vazhdon të jetë i intubuar në reanimacionin e spitalit dhe ka një plagë të madhe në kokë.

Nga hetimet e autoriteteve duket se i plagosuri nuk ishte me precedent të mëparshëm penal.

Mjekët thonë se shëndeti i tij është kritik dhe sigurisht që do të duhet shumë kohë derisa ai të japë një deklaratë në polici.