Mirëpriti Giro d’Italia, organizatorët letër Policisë shqiptare: Shërbimi i eskortës, i realizuar me …

RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe e Giro d’Italia, letër falënderimi Policisë shqiptare, për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare, të cilat u zhvilluan në Shqipëri, më datat 9, 10 dhe 11 maj, 2025.

Ndër të tjera, në letër shkruhet:

“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.

Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.”