“Mirë se erdhe në shtëpi”/ Biden dhe Trump, takim historik në Shtëpinë e Bardhë! Zhvillojnë takimin tradicional me çaj

Në një moment historik, Joe Biden ka mirëpritur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për takimin tradicional të çajit, një traditë e pasuar nga presidentët amerikanë që daton që nga viti 1837. “Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha Biden Trump-it, ndërkohë që të dy u larguan nga pyetjet e gazetarëve dhe hynë brenda për të vazhduar bisedën.

Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave, duke ruajtur intimitetin e kësaj praktike tradicionale. Kur u pyet nga gazetarët si ndihej në ditën e tij të fundit si president, Biden u përgjigj shkurtimisht: “Mirë”. Takimi i çajit është një moment i rëndësishëm për kalimin e pushtetit, i cili këtë vit shënon një kthesë pas pas një incidenti të vitit 2021, kur Trump refuzoi të ndiqte këtë traditë, duke pretenduar se ai kishte fituar zgjedhjet e 2020.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)