Miratohet ndryshim në Kodin e Procedurës Penale

 

Qeveria ka miratuar ndryshime në Kodin e Porcedurës Penalë dhe i ka kaluar për miratim në Kuvend.

Nuk do të lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar ( që ul 1/3 e dënimit) për veprat penale ku viktima të veprës janë të miturit, ose kur bëhet fjalë për dhunë në familje. Pra, dhunuesit në familje nuk do të marrin dot gjykim të shkurtuar, duke mos jua lehtësuar dënimin.

Njoftimi i plotë:

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995, “KODI PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995, “Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.