Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, opozita voton kundër! PS rrëzon amendamentet e PD dhe PL

Me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës, Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025.

Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita. Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

Kujtojmë se buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.