Miratimi i rezolutës/ Bardhi-Ramës: Ti do luftosh krimin dhe korrupsionin? Ti je pronari i Arben Ndokës!

Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Teksa opozita bojkotoi procesin, i pranishëm gjatë votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Pas votimit kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë “ti do të luftosh krimin dhe korrupsionin?”.

“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, tha Bardhi me tone të larta.