Miqësorja me Bullgarinë/ Kuqezinjtë e nisin vrullshëm
Më në fund një miqësore. Pas 6 ndeshjes zyrtare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos do të përballet me Bullgarinë në një test miqësor në “Arena Kombëtare”.
Shqipëri-Bullgari 0-0
9’ – Goditje nga këndi për kuqezinjtë, me Asllanin që gjen Ajetin në zonë dhe mbrojtësin që jep kërcënimin e parë, por pret portieri bullgar.
Trajneri Brazilian ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Çekisë në eliminatore, ka bërë 6 ndryshime në 11-shen e titullarëve.
Kështu kanë shansin të tregojnë cilësitë e tyre Strakosha në portë, Balliu e Mihaj në mbrojtje, Laçi në mesfushë dhe Muçi e Uzuni në sulm, teksa nga ndeshja me Çekinë konfirmohen vetëm Ajeti, Mitaj, Asllani, Bajrami e Asani.