Inter 1-0 Milan
Interi dhe Milani po përballen me njëra-tjetrën në derbin e parë të sezonit të ri në Serie A. Edhe pse sfida nuk është vendimtare, pasi luhet në javën e katërt, në “San Siro” nuk ka asnjë vend bosh në stadium për këtë 90-minutësh që premton spektakël.
Si trajneri Pioli ashtu edhe Inzaghi kanë vendosur për titullarët. Ndeshja do të gjykohet nga një arbitër milanez, për herë të parë në historinë e Derby Della Madonnina. Gjyqtari Sozza është ngarkuar me përgjegjësi në këtë “betejë”, që vlen më shumë sesa 3 pikë.
Sa i takon zgjedhjeve, Interi luan me Darmian, Acerbi dhe Bastoni, të cilët qëndrojnë përpara portierit Sommer. Mesfusha i është besuar Mkhitaryan, Calha dhe Barella, sakaq nga krahët qëndrojnë dy “D”, Dumfries dhe Dimarco. Sulmi përbëhet nga Thuram dhe Martinez.
Në krahun tjetër, në portë është i zakonshmi Maignan. Në prapavijë qëndrojnë Thiaw dhe Kjaer, nga krahët Calabria dhe Theo. Mesfusha është mjaft e pasur me Krunic, sakaq ka vend edhe për afrimet e verës si Loftu-Cheek dhe Reijnders. Sulmi është i frikshëm me Giroud në majë të ofensivës, i mbështetur nga Pulisic dhe Leao.
INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.
MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Thiaw, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.
Minutë pas minute:
14- Theo rrëzohet në zonë, por asgjë nuk ka. Loja vazhdon normalisht, pa protesta.
13- Ndërhyerje e Giroud ndaj Bastonit. Faull për Interin. Arbitri e këshillon sulmuesin francezin.
11- Sërish protogonist Mkhitaryan, provon me kokë por topi del jashtë. Milani vuan shumë presionin në këto minuta, djemtë e Piolit të gjithë në prapavijë, e ka të vështirë të dali përpara.
5- Gool. Interi realizon me Mkhitaryan. Asist i Dimarco. Festë te zikaltërit! Goli verifikohet nga VAR dhe akordohet i rregullt.
1- Nis ndeshja.