Ministria e Drejtësisë nis kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike.

Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Procesi u ndoq hap pas hapi edhe nga vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja