Ministri Ulsi Manja: 15 mijë ish-pronarë përfitojnë kompensimin, do të disbursohen 30 mln euro!
Në këtë fundviti, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja jep lajmin e shumë pritur për subjektet që preken nga ndërtimet informale, të cilët kanë aplikuar prej vitit 2010 e në vijim dhe kanë përfituar kompensim deri ne masen 70%.
Nga sot 5320 subjekte ose 15 mijë individë përfitojnë dhe 30 % të vlerës së mbetur, në vlerën totale prej 3 miliard lekë.
Për herë të parë, në këto 14 vite u bë e mundur kompensimi në masën 100% të vlerës financiare.
ATP do të vazhdojë punën e saj me shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri deri në përfundim të procesit të kompensimit.