Ministri Manja takim me homologun italian Nordio: U dakordësuam për grupe pune të përbashkëta për avancimin e marrëveshjeve në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilloi një vizitë në Romë ku u takua me homologun Carlo Nordio.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij të “Facebook”, ministri Manja bën me dije se ky takim konfirmon edhe njëherë se marrëdhëniet mes dy shteteve në fushën e drejtësisë janë të shkëlqyera dhe se nuk njohin asnjë pengesë ligjore.

Gjithashtu u ra dakort që stafet dy ministrive të të vendeve përkatëse të punojnë ngushtësisht në grupe pune të përbashkëta në nivel teknik sipas prioriteteve të dy qeverive dhe ministrive, për të avancuar përpara të gjitha marrëveshjet dhe agjendat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar, nëpërmjet skuadrave të përbashkëta hetimore, edukimit dhe rehabilitimit të të dënuarve shqiptarë në Itali, si dhe projekte të tjera që ndihmojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ministrja Manja bëri me dije se takimi i radhës me homolgun italian Nordio do zhvillohet në Tiranë për një kohë shumë të afërt.

Statusi i plotë: