Ministri Manja kritikon prokuroren Gjelin: Paaftësi profesionale dhe pengesë për Shqipërinë në BE! Skandal që…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kritikoi ashpër Prokurorinë e Shkodrës dhe veçanërisht prokuroren që refuzoi të hetojë rastin e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Ai e cilësoi këtë mosveprim si një shkelje serioze të shtetit të së drejtës dhe një goditje për besimin e qytetarëve ndaj drejtësisë, duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Manja: Ka të bëjë me ndërtimin pa leje, ka patur dhe raste të tjera por nuk kanë qenë kaq sensitive. Shqipëria 2030 nuk ndërtohet duke toleruar paligjshmërinë. Me justifikime teknike me artifica ligjore për t’iu shmangur detyrave që përcakton kushtetuta dhe ligji. Drejtësia që kemi premtuar ndërtohet jo vetëm me institucione të pavarura.

Nuk jemi kundër që prokuroria e Shkodrës dhe çdo prokurori ta ngrejë zërin kur cenohet pavarësia e ushtrimit të funksionit të prokurorit. Por ka dhe detyrime që të thellohet kur ka një çështje me ndjeshmëri publike për të parë nëse është zbatuar ligji dhe kushtetuta. Prokuroria si institucion përveçse ushtron funksionet duhet të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës për mbrojtjen e territorit. 83 mandatet që shqiptarët na dhanë janë më shumë se një votëbesim. Janë një barrë për të reaguar shpejt ,qartë me vendosmëri për çdo gjë që nuk shkon dhe me ndonjë devijim në institucionet tona. Nuk na heq të drejtën që të njëjtën llogari dhënie ta kërkojmë edhe nga sistemi i drejtësisë, drejtësia europiane nuk mund të jetë drejtësi selektive, nuk mund të jetë në heshtje përballë minimit të natyrës.

I bëj thirrje KLP të veprojnë pa vonesë, ta hetojnë rastin në përputhje me përgjegjësitë që u ngarkon ligji. Më shumë se një rast i mosfillimit të hetimit, organet kanë përgjegjësi të garantojnë integritetit te drejtësia. Raste si ky minojnë reformën në drejtësi, besimin e publikut. Është cenim i shtetit të së drejtës. Unë nuk e di si do jetë përfundimi i hetimit, por kam besim te institucionet e reja të drejtësisë, do e hetojnë deri në fund, i cili krijon precedent të rrezikshëm dhe i hap rrugë gjendjes së paligjshmërisë në territorit.